Autoritetet indoneziane thanë se njerëzit të cilët nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre, në zonën rreth një vullkani në Bali, mund të dëbohen me forcë.
Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan pranë malit Agung, pas një alarmi që u ngrit në nivelin më të lartë. Disa ende ndiheshin të sigurt, ndërsa të tjerët nuk donin të linin bagëtitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se grupet e punës po kontrollojnë zonën e përjashtimit për të evidentuar ata që nuk janë shpërngulur ende.
Në Bali, mbyllja e aeroportit të ishullit u zgjat edhe për një ditë të dytë, duke lënë mijëra njerëz të bllokuar në pikën e nxehtë turistike.
Deri në 100,000 njerëz jetojnë në zonën që mund të preket nga rrëketë e shkëmbit të djegur, që janë parë të rrjedhin poshtë nga mali, por nga e hëna vetëm 40,000 ishin larguar.