Romë, 20 maj – Rreth 4,400 migrantë u shpëtuan të enjten dhe të premten në Mesdhe gjatë disa operacioneve në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane dhe libiane.
Sot 1,500 persona të cilët gjendeshin në 11 gomone dhe dy varka të vogla u shpëtuan nga anije të rojeve bregdetare italiane, të marinës spanjolle dhe një OJQ gjermane “Jugend Rettet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më parë, u raportuan 2.900 migrantë të shpëtuar, 2,300 mes tyre u pikasën në ujërat ndërkombëtare duke u orientuar drejt Italisë, ndërsa 580 të tjerë, të mbetur në ujërat libiane u kthyen drejt Libisë.