Rreth 30 mijë myslimanë robingya janë shpërngulur në Bangladesh nga Myanmari që prej të premtes, njofton Reuters.
20 mijë të tjerë raportohet se janë ngujuar në “tokën e askujt” mes Myanmarit dhe Bangladeshit kur 70 mijë njerëz filluan largimin nga ky shtet.
Rojat bregdetare të Bangladeshit të enjten kanë gjetur 20 trupa të njerëzve, të cilët u shpërngulën nga Myanmari.
Shumë nga të fundosurit janë gra dhe fëmijë të minoritetit Rohingya.
BBC raporton se deri më tani janë vrarë 100 persona.
Artikuj të ngjashëm