192 të zhdukur dhe 75 të vdekur kanë mbetur deri më tani si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego që goditi Guatemalën ditën e diele.
Procesi i shpëtimit u pengua kur gjatë ditës së djeshme pati shpërthim të ri. Më shumë se 1.7 milion njerëz janë prekur nga ky shpërthim, ndërsa më shumë se 3 mijë janë evakuuar.
Shpërthimi i së martës ka zënë të gjithë në befasi, pasi profesionistët kishin parashikuar se vullkani, mbetjet e së cilit arritën deri në 10 kilometra në qiell, kishte përfunduar për një kohë, raporton BBC, përcjell KsP.
Për ditët në vijim nuk parashihet ndonjë shpërthim i rrezikshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Vullkani “Fuego” në Guatemalë fshin fshatra të tëra, regjistrohen 68 viktima
-
25 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Guatemala
-
Mijëra të evakuuar pas aktivizimit të vullkanit Fuego në Guatemalë
-
62 të vdekur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemala
-
Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë