Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

62 të vdekur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemala

Të paktën 62 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një vullkani aktiv në Guatemala, njoftoi sot mbrojtja civile e vendit.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave, shkruan Reuters.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas.

Artikuj të ngjashëm