Banorët e Ludwigshafenit, qytet në pjesën qendrore të Gjermanisë, u evakuuan sot për gjashtë orë për shkak të çaktivizimit të bombës që mbeti pas Luftës së Dytë Botërore.
Siç raporton BBC, rreth 18.500 njerëz u evakuuan. Një bombë me peshë 500 kilogramë ishte gjetur disa ditë më parë nga punëtorët e ndërtimit.
Besohet se bomba u hodh nga forcat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në shtator të vitit të kaluar, 70.000 njerëz u evakuuan në Frankfurt, pasi u gjetën në qytet bomba britanike nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton kp.
BBC kujton se në prill stacioni kryesor i trenave u evakuua pasi punëtorët e ndërtimit gjetën një bombë të rëndë prej gjysmë toni.
Artikuj të ngjashëm
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit, evakuohen 7500 banorë në Berlin
-
Bombë e Luftës së Dytë Botërore në Berlin, pritet evakuim i popullatës
-
Evakuohen gati 100 mijë banorë në Gjermani për shkak të bombave
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Evakuohet Këlni pasi zbulohen tri bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore