Rreth 1200 emigrantë pa dokumente kanë mbërritur me varkë në Itali gjatë 24-orëve të fundit, kanë njoftuar autoritetet, shkruan BBC-ja të dielën.
Emigrantët, të cilët kanë arritur nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, zbarkuan në disa porte në Sicili.
Zyrtarët thonë se 674 njerëz u shpëtuan dhe pesë trupa të pajetë u gjetën nga një varkë peshkimi e mbipopulluar në brigjet e Kalabrisë.
522 persona të tjerë të shpëtuar nga rreth 15 varka janë dërguar në Lampedusa të shtunën.
Anijet ishin nisur nga Libia dhe Tunizia. Lampedusa është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.
Edhe
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
Mes të shpëtuarve janë emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Sudani, Etiopia dhe Somalia.
Zbarkimi vjen përpara zgjedhjeve italiane të kontestuara ashpër, me sondazhet që sugjerojnë se Vëllezërit e Italisë së ekstremit të djathtë mund të fitojnë vende të mjaftueshme për të udhëhequr një koalicion me prirje të djathtë.