Rreth 1 mijë njerëz janë lënduar mbrëmë në qytetin italian, Torino, pasi një fishekzjarre kishte krijuar panik në sheshin ku përcillej finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juvnetusit dhe Realit, ka konfirmuar policia, raporton BBC.
Së paku dy persona, përfshirë një shtatë vjeçar kanë lëndime të rënda, transmeton Koha.net.
Mijëra njerëz ishin mbledhur mbrëmë në sheshin San Carlo për ta mbështetur Juventusin në finalen e Ligën e Kampionëve, të cilën e humbi 1-4 ndaj Real Madridit.
Turma kishte shtypur njëri-tjetrit pasi dikush kishte bërtitur “bombë, bombë”.
Ekipe të shumta të emergjencës kanë trajtuar njerëzit në sheshin qendror të Torinos.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm