Konsulli i nderit i Britanisë së Madhe në qytetin port të Guayaquilit në Ekuador, Colin Armstrong, është rrëmbyer në jugperëndim të vendit, njoftoi të shtuën policia lokale.
Diplomati, i cili është gjithashtu fermer, u rrëmbye herët në mëngjes nga ferma e tij në kantonin Baba në provincën e Los Rios.
Policia ka thënë se po zhvillohet një hetim, ndërsa ambasada britanike dhe autoritetet britanike ende nuk kanë reaguar.
Vitet e fundit, Ekuadori është bërë qendra e operacioneve për kartelet e huaja dhe vendase të drogës që imponojnë një regjim terrori përmes vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhvatjeve.
I vendosur midis Kolumbisë dhe Perusë, prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, Ekuadori kapi sasi rekord prej 210 tonësh droge në territorin e tij në vitin 2021.
-
Kapet sasi rekord e kokainës në Ekuador
-
Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen
-
Kokainë dhe banane: Pse Ekuadori mund t’i kërkojë SHBA-së ndihmë për t’i luftuar bandat
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Ambasadori britanik në Meksikë la postin pasi ia drejtoi armën një punonjësi