Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Roma në kërkim të vrasësit serik pasi tri gra u gjetën të vdekura

policia

Policia në Romë është në kërkim të një vrasësi të mundshëm seriak pasi trupat e tre grave u gjetën në dy apartamente në lagjen luksoze të Pratit.

Dy nga gratë, të dyja punonjëse seksi me kombësi kineze që besohet të jenë të moshës nga 40 deri në 50 vjeç, u gjetën të vrara me thikë në një apartament në Via Augusto Riboty, raportoi The Guardian. 

Roja i pallatit ka dhënë alarmin pasi mëngjesin e së enjtes ka gjetur trupin e njërës prej grave në pragun e banesës, ndërsa trupi tjetër është gjetur brenda.

Trupi i një gruaje kolumbiane, e identifikuar si Marta Castano Torres, gjithashtu një punëtore seksi e cila ishte goditur me thikë për vdekje, u gjet nga motra e saj në një apartament bodrum në një rrugë aty pranë.

Plagë me thikë u gjetën në fyt, kraharor dhe pas shpinës së trupave të grave kineze.

Edhe Tri gra mbesin të vdekura pas një sulmi me armë në Romë Botë Tri gra mbesin të vdekura pas një sulmi me armë në Romë

Policia e Romës ka thënë se hetuesit po punojnë mbi teorinë se ato janë vrarë nga personi i njëjtë.

Vrasjet ndodhën disa qindra metra larg Gjykatës Supreme të Italinë, në një lagje të pasurish ku në vitet e fundit ka pasur rritje të rrjeteve kriminale që kanë qarkulluar nëpër apartamente.