Komisioni Evropian dhe Maqedonia arritën sot një marrëveshje që do t’i mundësojë rojeve kufitare evropiane për të ndërhyrë në territorin maqedonas në rast fluksi migrator drejt BE-së.
Kjo marrëveshje hap rrugën për misione të përbashkëta me Agjencinë Evropiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare (emri i ri i Frontex), përfshirë këtu edhe në këtë shtet të Ballkanit, u shpreh ekzekutivi evropian, raporton atsh.
BE-ja ka nënshkruar tashmë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë dhe shpreson të arrijë një të tillë me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën në kuadër të mandatit të përforcuar të agjencisë së saj përgjegjëse për kufijtë e jashtëm.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja dhe Shqipëria me marrëveshje për kontroll kufitar
-
BE-ja dhe Bosnja me marrëveshje për kontrollin e kufijve
-
Policë të huaj nga fundi i majit në kufirin e Shqipërisë me Greqinë
-
Më shumë roje për kufijtë e jashtëm të BE-së
-
Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut