Bashkimi Evropian dhe Bosnja e Hercegovina kanë nënshkruar një marrëveshje në Bruksel të mërkurën, që i mundëson agjencisë së kontrollit të kufijve të bllokut, Frontex, të veprojë në kufijtë e vendit ballkanik.
Marrëveshja do t'i lejojë BE-së dhe Bosnjës e Hercegovinës të organizojnë operacione të përbashkëta që përfshijnë rojet kufitare të Frontexit dhe homologët e tyre nga Bosnja dhe Hercegovina.
Magnus Brunner, Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, ka thënë se marrëveshja "është një model për të ardhmen".
Sipas Këshillit Evropian, marrëveshja gjithashtu do të thotë që ekipet e menaxhimit kufitar të Frontexit mund të vendosen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe të ndihmojnë vendin në menaxhimin e flukseve migratore, në luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe në përballimin e krimit ndërkufitar.
Kufiri midis Bosnjës, e cila nuk është anëtare e BE-së, dhe Kroacisë, është një vendkalim i njohur për migrantët që përpiqen të hyjnë në BE.
-
BE-ja i kërkon Ballkanit Perëndimor të përafrohet me regjimin e saj të vizave
-
Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci
-
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë
-
Shoferët e kamionëve në Ballkan protestojnë kundër rregullave të BE-së për hyrjen
-
“Slobodna Bosna” shkruan për padrejtësinë që Bosnja ua bën kosovarëve