Policë të huaj do të vendosen në disa nga kufijtë e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Brukselit, që hyri në fuqi më 1 maj.
Shqipëria është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, jashtë BE-së, me të cilin është firmosur një dokument i tillë.
Sipas komisionerit europian për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ekipet e Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit pritet të vendosen në kufirin shqiptar me Greqinë në fund të majit.
Sipas qeverisë, qëllimi është që BE të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luftën ndaj krimit ndërkufitar/dita.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja dhe Shqipëria me marrëveshje për kontroll kufitar
-
Kufijtë e Shqipërisë të hapur për shqiptarët dhe të huajt
-
Nga 1 qershori Shqipëria hap kufijtë tokësorë për lëvizjen e të gjithë bashkëkombasve
-
Pas Shqipërisë misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan
-
FRONTEX nga nesër në kufirin Shqipëri-Greqi