Botë

Rojat ukrainase i rezistojnë të ftohtit në vijën e frontit

Ushtarët ukrainas kanë vazhduar t’i rezistojnë të ftohtit të madh teksa po ruajnë pozicionet në frontin e luftës. Gati dy vjet pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, pikëkalimet e zakonshme kufitare mes dy shteteve tani janë pozicione ushtarake.

Gati tri kilometra mes vijave të frontit, të dyja palët vazhdimisht kanë sulmuar njëra-tjetrën. Vija e frontit mes rajonit Sumy dhe forcave ruse është e gjatë 560 kilometra.

Ushtarët ukrainas kanë vazhduar të monitorojnë pozicionet ruse dhe të jenë gati për grupet sabotuese që kanë bërë përpjekje të hyjnë në Ukrainë. Ushtarët kufitarë të Ukrainës çdo ditë kanë misionin e njëjtë, të lokalizojnë dronët Shahed, me të cilët Rusia është furnizuar nga Irani dhe raketat e tjera ruse.

Teksa po afrohet dimri, shumica e ushtarëve do të mbajnë këto pozicione ushtarake dhe do të përballen me vitin e dytë të të ftohtit të madh dhe borës.