Një operacion i rojës bregdetare tuniziane në brigjet e qytetit port Sfax, 250 km në jug të kryeqytetit Tunizi, kapi 372 emigrantë që përpiqeshin të largoheshin nga brigjet e vendit të Afrikës Veriore me varka të vogla dhe të papërshtatshme për det.
Roja bregdetare përdori skafe për t’i kapur mjetet lundruese me emigrantë, shumë prej të cilave ishin të mbingarkuara dhe rrezikoheshin të përmbyten qoftë edhe nga një dallgë e vogël.
Emigrantët u thanë gazetarëve se kishin shpresuar se anija e tyre do t'i transportonte në ujërat ndërkombëtare nga ku mund të shpëtoheshin dhe të dërgoheshin në Evropë.
Në përpjekje për udhëtimin në det ishin emigrantë nga larg e gjerë, më shumë nga Bangladeshi dhe Siria, por shumica në këtë rast ishin nga Afrika Perëndimore Sub-Sahariane. / AP
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje