Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rizbulimi i qytetit të zhdukur antik grek

Nëse flitet për qytetet apo poliset me ndikim në Greqinë Antike, ato që rëndom kujtohen më së pari janë Athina dhe Sparta. Por, rajonet e kontrolluara prej këtyre qyteteve mund të kenë qenë po ashtu, po kaq relevante.

Shembull më i mirë i kësaj është Thouria – që ndodhet në periferi të asaj që sot njihet si qyteti jugor i Kalamatas – së cilës shpesh i referohen si një prej qytetet më të rëndësishme në Messenian perëndimore, rajon ky që ka qenë nën sundimin spartan rreth përafërsisht 400 vjet. Tani, gjetjet më të fundit arkeologjike mund të konfirmojnë se ky qytet i humbur kaherë, ishte shumë më i rëndësishëm sesa që mendohej dikur.

Zbulim papritur i madh

Arkeologia, Xeni Arapogianni, po e udhëhiqte gërmimin në këtë rajon më 2007, kur mbetjet e një muri dolën në sipërfaqe. Ajo që fshihej nën të ishte shumë më e madhe, sesa që kishte menduar ajo: i gjithë qyteti antik i Thouriasit po fshihej aty gjatë gjithë kësaj kohe.

Zbulimet e deritanishme përfshijnë një tempull dhe një “asklepion”, apo qendër antike shërimi e ngjashme me spitalin, që nuk ishte regjistruar në asnjërin prej burimet antike apo moderne – pra ishte një zbulim tërësisht i ri dhe i papritur i të gjitha kohërave.

Më rishtazi, në vitin 2016, grupi i angazhuar në gërmime ka gjetur mbetjet e një teatri të ndërtuar prej gurëve të bardhë gëlqerorë, të cilët vlerësohet se datojnë prej periudhës së hershme helene (vitet 323-31 para erës sonë). Prania e një konstruksioni të tillë në Thouria mund të jetë indikacion i rëndësisë së qytetit, meqë teatrot ishin praktikisht një lloj pranie e domosdoshme në qytetet kudo përgjatë Greqisë antike. Gërmimet zbuluan, gjithashtu, një pjesë të sallës së orkestrës dhe figura prej guri të ruajtura mirë, si dhe një kanal të madh drejtkëndësh prej guri për kullimin e ujërave të shiut... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm