Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet çmimi i naftës pas zvogëlimit të papritur të prodhimit

Nafta

Çmimi i naftës është rritur pasi disa nga eksportuesit më të mëdhenj të botës kanë njoftuar për shkurtime të papritura në prodhim.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent po tregtohet afër 85 dollarë për fuçi pas një rritjeje pothuajse 6%.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se çmimi më i lartë i naftës mund ta bëjë më të vështirë uljen e kostos së jetesës.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit pasi Arabia Saudite, Iraku dhe disa shtete të Gjirit, të dielën njoftuan se po shkurtonin prodhimin për më shumë se një milion fuçi naftë në ditë.

Përveç kësaj, Rusia ka bërë të ditur se do të vazhdojë të prodhojë rreth gjysmë milioni fuçi në ditë më pak, deri në fund të vitit.

Aksionet e gjigandëve të energjisë BP dhe Shell kanë përjetuar rritje prej 4% të hënën.

Çmimet e naftës janë rritur kur Rusia pati pushtuar Ukrainën, por tani kanë filluar të kthehen në nivelet siç kanë qenë para se të fillonte konflikti. / BBC

Artikuj të ngjashëm