Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse gjatë mbrëmjes të së hënës.
Nafta e papërpunuar “Brent” u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, çmim ky më i larti për dy muaj. Kjo lloj nafte e papërpunuar është rritur më shumë se 70 për qind gjatë vitit të kaluar, raportoi të hënën BBC-ja.
Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur në muajt e fundit, të nxitura pjesërisht nga lufta në Ukrainë.
Rusia aktualisht furnizon 27 për qind të naftës së importuar të BE-së dhe 40 për qind të gazit të saj.
Russ Mould, drejtor investimesh në kompaninë e shërbimeve financiare “AJ Bell” me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se çmimet po rriten sepse vendet evropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.
Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë masat e disa vendeve të BE-së që mund të marrin si sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë edhe ekonomitë e tyre.
-
Rritet çmimi i naftës pas zvogëlimit të papritur të prodhimit
-
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit
-
Rriten çmimet e naftës pasi Irani pezulloi bisedimet me SHBA-në
-
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
-
Rriten çmimet e naftës pas raporteve se Trumpi po kërkon zgjatje të bllokadës ndaj Iranit