Guvernatori i Floridës Rick Scott fitoi garën për në Senatin amerikan një diferencë prej 10,000 votash, thanë zyrtarë shtetërorë të dielën, pas një rinumërimi manual të tyre, një javë pas zgjedhjeve, transmeton “Zëri i Amerikës”.
Scott, republikan dhe guvernatori i Floridës që nga viti 2011, u inkurajua nga presidenti Trump për të sfiduar demokratin Bill Nelson i cili kishte shërbyer në detyrë për tre mandate.
Fushata e zotit Scott tha se zoti Nelson e telefonoi duke pranuar humbjen në zgjedhje.
Në garën e debatueshme republikani Scott ishte përpara me rreth 15,000 vota pas zgjedhjeve të 6 nëntorit - një diferencë prej më pak se 0.25 për qindësh.
Ligji i Floridës kërkon një rinumërim elektronik në të gjithë vendin kur diferenca është më pak se 0.5 për qind dhe një rinumërim manual nëse diferenca është më pak se 0.25 për qind.
Lufta për vendin e Nelson në Senat ka qenë veçanërisht e acaruar, me të dy palët që paraqitën padi për procesin elektoral. Scott, Trump dhe republikanët e tjerë e kanë akuzuar zotin Nelson se po përpiqej të vidhte zgjedhjet, ndërsa zoti Nelson kishte pretenduar se zoti Scott ishte duke u përpjekur të ndalonte zyrtarët të numëronin çdo votë. Trump e quajti situatën “të turpshme.”
Edhe
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
Edhe gara e guvernatorit të Floridës u vendos pas një rinumërimi elektronik të enjten që rezultoi me një kryesim prej 0.4 për qind për republikanin Ron DeSantis ndaj demokratit Andrew Gillum, diferencë e mjaftueshme për të shmangur një rinumërim me dorë të votave.
Gillum pranoi humbjen e garës të shtunën pasdite, duke postuar një video në Facebook në të cilën ai uroi DeSantis për fitoren. Fushata e zotit DeSantis nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit.
Qarqet e Floridas kanë deri në mesditë të dielën për të përfunduar rinumërimin e votave me dorë.
-
Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi
-
Dy kandidatë të PDK-së kërkojnë rinumërimin e votave brenda partisë
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
-
Kandidati pro-Trump kryeson garën në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi