Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Befasi në sondazhin republikan, Trumpi s’është i pari

Në një sondazh të ri në lidhje me kandidatët e mundshëm republikanë për president në vitin 2024, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, doli para Donald Trumpit me 23 pikë, shkruan The Guardian.

Votuesit me prirje republikane dhe republikanët i dhanë goditjen e madhe egos së ish-presidentit Trump në një sondazh të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk, që u publikua të martën.

Një tjetër sondazh që e mbulonte të njëjtën periudhë kohore, nga Morning Consult, i dha Trumpit epërsi prej 18 pikësh ndaj DeSantis.

Sidoqoftë, David Paleologos, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Politike të Universitetit Suffolk, i tha USA Today: "Republikanët dhe të pavarurit konservatorë duan gjithnjë e më shumë trumpizmin pa Trumpin".

Kjo ka qenë e qartë që ka luajtur rol në ngritjen e DeSantisit, një ish-avokat ushtarak amerikan dhe kongresmen i së djathtës ekstreme, i cili ka ndjekur politika të vijës së ashpër dhe teatralisht mizore si guvernator i Floridës, veçanërisht mbi emigracionin dhe arsimin.

Muajin e kaluar, DeSantis shënoi fitore bindëse në garën për guvernator.

Edhe 2.2 miliardë të ardhurat e Trumpit, historianët: Asnjë president s'ka përfituar kaq shumë Botë 2 j. më parë 2.2 miliardë të ardhurat e Trumpit, historianët: Asnjë president s'ka përfituar kaq shumë

Trumpi shpalli kandidimin e tretë radhazi për nominimin republikan për president menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme.

Por ai ka treguar vrull të tepruar, veçanërisht pasi shumica e kandidatëve që mbështeti Trumpi humbën zgjedhjet afatmesme.

USA Today ka thënë se sondazhi i saj tregoi se mes votuesve republikanë dhe me prirje republikane, entuziazmi për një tjetër kandidim të Trumpit po zvogëlohet.