Aleanca e së djathtës u paraqit sot si fituese në shkallë të gjerë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Itali, partia e Silvio Berlusconi (Forza Italia) dhe e Matteo Salvini (Liga e Veriut) duke avancuar ndjeshëm në 22 qytete të përfshira në votim.
Në përfundim të raundit të dytë, që u zhvillua të dielën në rreth njëqind komuna, siç transmeton ATSH, qendra e majtë e drejtuar nga partia demokrate (PD, në pushtet) e ish-kreut të qeverisë Matteo Renzi regjistroi një humbje të thellë, disa muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Në një proces zgjedhor shënuar nga një pjesëmarrje e ulët (46 për qind), një nga rezultatet më simbolike është ai i Xhenovës (Liguria), bastion historik i së majtës që do të drejtohet tashmë nga e dajthta.
Kjo e fundit fitoi në 16 nga 22 zona kyçe përfshirë Spezia (Liguria), Verona (Veneto) apo Piacenza (Emilia-Romanja), ndërsa e majta ngushëllohet duke siguruar fitoren në Padova (Veneto) apo Lucca (Toskana).
-
Liderja e ekstremit të djathtë pritet të bëhet kryeministrja e parë e Italisë
-
Exit-pollet në Itali e nxjerrin fitues koalicionin e djathtë
-
Dalje e ulët në zgjedhje në Itali, exit poll-et publikohen në orën 23:00
-
Dy rajonet italiane në betejë kundër Salvinit
-
Në zgjedhjet parlamentare italiane, prin koalicioni i Berlusconit