Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.
Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.
Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.
Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forza Italia, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Exit-pollet në Itali e nxjerrin fitues koalicionin e djathtë
-
Partitë e qendrës së djathtë mbështesin Berlusconin për president, të majtët të shqetësuar
-
Zgjedhjet në Spanjë: Blloku i djathtë prin, por s'e arrin shumicën
-
Berlusconi paralajmëron zgjidhje për luftën në Ukrainë “posa ta lejojnë rrethanat”
-
Berlusconi fiton ulëse në Senatin italian një dekadë pasi iu ndaluan postet publike