Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dalje e ulët në zgjedhje në Itali, exit poll-et publikohen në orën 23:00

Në Itali sot po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe një pjesëmarrje e ulët e votuesve u shënua deri në mesditë.

Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora shtatë dhe vetëm 19 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kishin dalë në qendrat e votimit deri në mesditë, ndaj pritet një pjesëmarrje e re historikisht e ulët e italianëve.

Aleanca e krahut të djathtë, e udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe partia e saj nacionaliste Vëllezërit e Italisë, pritet të fitojë zgjedhjet dhe të fitojë një shumicë absolute, sipas sondazheve. Meloni mund të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.

Lidhja populiste e krahut të djathtë të Matteo Salvinit dhe konservatorja Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi janë gjithashtu në bllok.

Exit poll-et do të publikohen në orën 23:00, kur mbyllen qendrat e votimit, ndërsa rezultatet e para preliminare zyrtare duhet të publikohen brenda natës.

Edhe Shpërthejnë protestat në Itali pas vdekjes së një burri gjatë ndalimit nga policia Botë 28 min. më parë Shpërthejnë protestat në Itali pas vdekjes së një burri gjatë ndalimit nga policia

Pjesëmarrja deri në mesditë është më e ulët se në vitin 2018, kur Italia regjistroi pjesëmarrjen më të ulët të votuesve që nga Lufta e Dytë Botërore. Në atë kohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Romë, gjithsej 73 për qind e votuesve dolën në votime. Ekspertët parashikojnë se pjesëmarrja në këto zgjedhje mund të jetë nën 70 për qind.

Rreth 51.5 milionë njerëz kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare dhe qendrat e votimit mbyllen në orën 23:00.