Referendumet e Italisë që synonin zbutjen e ligjeve të shtetësisë dhe përmirësimin e mbrojtjes së vendeve të punës, dështuan të hënën për shkak të pjesëmarrjes së ulët, treguan të dhënat e pjesshme.
Kjo shënon një humbje të qartë për opozitën e qendrës së majtë dhe forcim për koalicionin qeverisës të krahut të djathtë.
Italianët iu drejtuan kutive të votimit të hënën në ditën e dytë dhe të fundit të referendumeve që synonin ta bënin më të lehtë për fëmijët e lindur në Itali nga të huaj, për të marrë shtetësinë, dhe po ashtu për të ofruar më shumë mbrojtje të vendeve të punës, raporton AP.
Por vota duhej të arrinte një prag prej 50% plus një për t’u bërë valide.
Të dhënat zyrtare nga pothuajse 90% e qendrave të votimit treguan se pjesëmarrja luhatej rreth 30% të votuesve të kualifikuar pas dy ditësh votimi.
Rezultati i jep një goditje të fortë organizatorëve të referendumeve, duke përfshirë partitë e opozitës së qendrës së majtë të Italisë, grupet e aktivistëve dhe sindikatën kryesore të punës, ndërsa i jep një fitore kryeministres Giorgia Meloni, e cila mbështeti hapur abstenimin.
Edhe
Italia po mban referendum për çështjen e shtetësisë
Meloni dhe politikanë të tjerë të profilit të lartë në koalicionin e saj konservator i kanë inkurajuar mbështetësit e tyre të bojkotojnë referendumin.
Partia e ekstremit të djathtë e kryeministres "Vëllezërit e Italisë", festoi dështimin e referendumit të hënën pasdite, duke theksuar pengesën e opozitës.
Rregullat e reja, nëse do të miratoheshin, do të kishin prekur rreth 2.5 milionë shtetas të huaj që ende përpiqen të njihen si qytetarë.
-
Mijëra qytetarë protestojnë në Itali kundër rritjes së kostos së jetesës dhe luftërave
-
Qeveria italiane miraton ndalimin e burkës dhe nikabit në shkolla
-
Italia do të ndalojë shaminë në shkolla dhe do të kufizojë nxënësit e huaj nëpër klasa
-
Votuesit islandezë refuzojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian