Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rikthehet jeta e natës në qytetin që nuk fle kurrë

Qyteti që nuk fle kurrë më në fund po qëndron zgjuar pas 14 muaj mbylljeje nga pandemia. Asnjë qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara nuk u godit aq rëndë sa New-Yorku, ndaj rihapja e jetës së natës atje është një shenjë shprese për shumë njerëz në të gjithë botën.

Mbrëmja e së premtes në qytetin e New-Yorkut u shoqërua me shumë festime. Ishte fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë që baret dhe restorantet u hapën pa kufizime për të vaksinuarit.

Christina Albert tha për VOA se qyteti ka filluar të gjallërohet.

“Pandemia na goditi rëndë. Ndaj është mirë të shohësh që të gjithë njerëzit kanë dalë, janë miqësorë dhe po argëtohen”, tha ajo.

Tani lejohet plotësisht edhe ngrënia brenda restoranteve dhe metrotë kanë rifilluar shërbimin 24 orë. Ishte një ndryshim i madh nga një vit më parë, kur Christina shkoi të banonte atje.

Edhe New Yorku i jep fund detyrimit të mbajtjes së maskës pas 28 muajsh Botë New Yorku i jep fund detyrimit të mbajtjes së maskës pas 28 muajsh

“Ishte një qytet fantazmë. Jam shumë e lumtur që jeta po rikthehet”, shtoi ajo.

Brenda një restoranti në lagjen e famshme “Hell’s Kitchen”, mësuesi Daniel Ercilla kritikon ata që u larguan.

“Ju që braktisët Nju Jorkun, jeni fare pa mend”, u shpreh ai.

Më shumë se 3.4 milionë njujorkezë, rreth 41%, janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

“Ne ende përdorim maskat kur është e nevojshme. Po përpiqemi të balancojmë argëtimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, thotë Daniel Ercilla.

Jonilda Rosario, bashkëpronare e një bar-restoranti, tha se gjërat po ndryshojnë për mirë.

“Jemi të lumtur që po shohim fillimin e kthimit tek normalja. Nga izolimi, tani mund të kemi njerëz të familjes në dhomën e pritjes”, Rosario.

Edhe Rritja e rasteve me COVID-19 nuk i rikthen maskat Lifestyle Rritja e rasteve me COVID-19 nuk i rikthen maskat

Për Anton Dayrit, kuzhinier dhe pronar i restorantit filipinas Tradisyon, ky është momenti i duhur.

“Ne u hapëm një javë para bllokimit në 2020, dhe u detyruam të mbyllemi. Restoranti është plot dhe ka njerëz që presin radhën. Nju Jorkut po i kthehet etuziazmi”, tha ai.

Rrugët dhe restorantet gumëzhinin nga klientët e shumtë.

“Unë, restoranti dhe ekipi im jemi mirënjohës që situata po përmirësohet”.

Jarrett Mager, menaxher i përgjithshëm në “Bar Nine” kishte improvizuar në rrugë një skenë me muzikë, pije dhe ushqim. Ashtu si para pandemisë.

Në restorantin kuban, Guantanamera, pronari Mario Zarate po i shërbente një klientele të plotë.

Edhe Bota me hapa të kujdesshëm drejt rimëkëmbjes nga pandemia Botë Bota me hapa të kujdesshëm drejt rimëkëmbjes nga pandemia

“Nuk kam dyshuar kurrë te rikthimi i New-Yorkut. New-Yorku do ta marrë veten dhe do të jetë më mirë se më parë”, pohoi ai.

Pas më shumë se një viti kufizimesh, nju jorkezët po dëshmojnë edhe një herë se janë qyteti që nuk fle kurrë. \ VOA