Kandidati i Qendrës, Emmanuel Macron, ka fituar 24.01 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, kanë treguar rezultatet finale të publikuara të hënën nga Ministria e Brendshme, raporton Reuters.
Kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen ka fituar 21.30 për qind, kandidati konservator Francois Fillon 20.01 për qind dhe kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon 19.58 për qind, transmeton Koha.net.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Francë mbahet më 7 maj.
Artikuj të ngjashëm
-
Zgjedhjet në Francë: Macron fiton më shumë se 60 për qind të votave
-
Në Francë synohet krijimi i një fronti për ta mbajtur “Tubimin Kombëtar” larg pushtetit
-
Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë
-
Sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë
-
Zgjedhjet në Francë: Projeksionet nxjerrin diferencë të ngushtë