Aleanca centriste e presidentit Emmanuel Macron, i ka gjasat ta ruajë shumicën në parlamentin francez, pas rundit të parë të zgjedhjeve, të mbajtura të dielën.
Bazuar në projeksionet e publikuara, Macroni me aleatët, i fituan afro 27 për qind të votave, që i bie të jetë i afërt me votat e koalicionit majtist, që sipas projeksionit i arritën gati 26 për qind
Siç raporton BBC-ja të dielën, Macroni mund ta fitojë një shumicë në rast se fiton më tepër lokalitete ndaj të majtëve.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje parlamentare ishte 47 për qind, gjë që u konsiderua shumë e ulët, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Artikuj të ngjashëm
-
E djathta ekstreme dështon ta fitojë shumicën në zgjedhjet në Francë, sipas sondazheve
-
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë mund të sjellin “paralizë politike”
-
Sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë
-
Skenarët për Macronin pas forcimit të majtistëve në Parlament
-
Macroni njofton për qeverinë e re franceze të krahut të djathtë