Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Revolta qytetare zmbraps Netanyahun

Plani i Qeverisë për ta forcuar kontrollin e Parlamentit mbi proceset gjyqësore ka shkaktuar disa nga protestat masive më të mëdha në historinë izraelite, me kundërshtarët që e quajnë këtë veprim kërcënim për demokracinë.

Vendimi i Netanyahut për ta shtyrë legjislacionin pasoi gjithashtu kundërshtimin nga sindikata e punëtorëve “Histadrut”, e cila ndaloi fluturimet në Aeroportin Ben Gurion, me portet detare, bankat, spitalet dhe shërbimet mjekësore që gjithashtu vendosën të ndalnin punën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por të hënën kryeministri, Benjamin Netanyahu, shtyu vendimin mbi planet e kontestuara ashpër për një rishikim gjyqësor mes frikës se kriza më e keqe kombëtare e Izraelit në vite mund të thyejë koalicionin e tij ose të përshkallëzojë në dhunë.

"Nga vullneti për të parandaluar përçarjen në vend, kam vendosur të shtyj leximin e dytë dhe të tretë për të arritur një konsensus të gjerë”, tha ai në një fjalim televiziv, duke e quajtur masën "mundësi për të shmangur një luftë civile".

Sindikata tha se kishte anuluar grevat, pasi Netanyahu njoftoi shtyrjen.