Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zbuluar atë që ata thonë se janë të dhëna prej 10 milionë dollarësh pagesa për anëtarët e familjes Biden nga subjektet e huaja.
Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës, James Comer, tha se të afërmit e Joe Biden kishin përdorur emrin e familjes për t'u pasuruar dhe presidenti ishte "i përfshirë".
Vetë raporti nuk i vërteton këto pretendime apo implikon Bidenin. Nuk pretendon për veprime të paligjshme.
Shtëpia e Bardhë e quajti raportin "pabazë", raportoi BBC.
Raporti afërsisht 30 faqe detajon ato që ligjvënësit thonë se janë kompani të ndryshme dhe të lidhura me familjen e Bidenit, duke përfshirë djalin e tij, Hunter Biden, dhe nusen, Hallie Biden.
Raporti përfshin të dhëna nga transaksionet bankare, të dhëna nga mesazhet e komunikimit, që ligjvënësit republikanë pretendojnë se janë të lidhura me Rumaninë dhe Kinën.
Edhe
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit
Republikanët kanë bërë thirrje të njëpasnjëshme që të hetohet presidenti Biden dhe familja e tij, pasi demokratët kishin shtyrë hetimin ndaj Donald Trumpit dy herë gjatë presidencës së tij.
Republikanët janë fokusuar në djalin e vogël të Bidenit, Hunterin, dhe marrëdhëniet e tij me bizneset e huaja.
Hunter aktualisht po hetohet lidhur me taksat dhe një blerje arme. Është nën hetim që nga viti 2018. Shtëpia e Bardhë insiston se babai i tij nuk është i përfshirë dhe nuk ka përfituar nga puna e tij.