Shëndeti i Alexei Navalnyt është “përkeqësuar theksueshëm” gjatë qëndrimit në burgim dhe i është ndaluar takimi me avokatët mbrojtës, ka thënë të mërkurën një ndihmës i opozitarit rus.
Navalny ka raportuar për dhembje serioze shpine dhe mpirje në njërën këmbë që ia ka vështirësuar ecjen, ka thënë Leonid Volkov. Avokatët e politikanit kritik ndaj Kremlinit kanë bërë gjithashtu të ditur se u është ndaluar takimi me klientin e tyre ndërsa kanë shprehur dyshimin se Navalny ndodhet në infermierinë e kolonisë së burgut në rajonin Vladimir, ku ai është duke u mbajtur. Ata kanë pretenduar se nuk u janë dhënë shpjegime pse nuk u është lejuar takimi i paraparë, duke e ngritur dyshimin se administrata e burgut po mundohet që ta fshehë hospitalizimin e tij të mundshëm. Burgu IK-2 është i njohur për zbatimin e rregullave të ashpra dhe për izolimin e të burgosurve nga bota jashtë mureve të tij.
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
-
Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose
-
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët