Më shumë se 40 refugjatë kanë kërcyer nga anija e shpëtimit në tentim për të arritur në qytetin italian të Palermos.
E premtja ishte dita e dytë me radhë që grupe të refugjatëve kanë kërcyer nga anija spanjolle. Rojat bregdetare dhe Policia italiane i kanë nxjerrë nga uji të gjithë refugjatët. Anija spanjolle ka organizuar tri operacione shpëtimi nëpër Detin Mesdhe, duke shpëtuar 270 refugjatë, raporton KOHA.
Anija është në brigjet italiane, në pritje për instruksione se në cilin vend do të lejohet ndalimi i refugjatëve.
Rojat bregdetare në Itali kanë dërguar në spital dy gra shtatzëna që kanë kërcyer në det. Në javët e fundit më shumë se 400 refugjatë janë pranuar nga shtetet evropiane, si Gjermania, Franca, Zvicra dhe Belgjika.
-
Tetë refugjatë nga Afrika vdesin afër brigjeve të Italisë
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali
-
Dy fëmijë të vdekur nga mbytja e një anije emigrantësh në Mesdhe
-
Një anije italiane me tetë emigrantë niset drejt Shqipërisë
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe