Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rebelët në Kongo rrëzojnë helikopterin e KB-së me tetë persona

Ushtria e Kongos ka thënë se rebelët në lindje të vendit kanë rrëzuar një helikopter të Kombeve të Bashkuara me tetë paqeruajtës dhe vëzhgues të OKB-së, raportoi AP.

Helikopteri i qëlluar të hënën ishte ndër dy helikopterët që gjurmonin për misionin e OKB-së në Kongo, sipas një deklarate nga ushtria e Kongos të martën. Ata në helikopter po vlerësonin lëvizjet e komuniteteve që ishin sulmuar nga një grup rebel për të koordinuar ndihmën humanitare.

Grupi rebel M23 sulmoi të hënën disa fshatra duke përfshirë Tchanzu, Runyonyi, Ndiza dhe Tchengerero, sipas deklaratës.

Forcat e Kongos dhe KB-ja po kërkojnë për helikopterin dhe të mbijetuarit e mundshëm, tha ushtria.

Tetë personat në bordin e helikopterit Puma përfshinin gjashtë anëtarë të ekipit - të gjithë nga ushtria pakistaneze - dhe dy personel ushtarak, një nga Federata Ruse dhe një nga Serbia, u tha gazetarëve në New York zëdhënësi i KB-së, Stephane Dujarric.

Ai konfirmoi se helikopteri ishte aty për të monitoruar situatën ku kishte luftime.