Papa Françesku ka bërë thirrje për një përgjigje jo të dhunshme ndaj sulmit terrorist që ndodhi të hënën mbrëma në Vjenë.
Papa, në një postim në Twitter, ka thënë se po lutet për familjet e viktimave të këtij sulmi.
“Shpreh trishtimin e thellë për sulmin terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Vetëm dashuria mund të heshtë urrejtjen”, ka shkruar Papa Françesku në Twitter.
Ajo që dihet deri më tash, është se katër qytetarë janë vrarë në këtë sulm që ka ndodhur në disa lokacione të Vjenës si dhe njëri prej sulmuesve.
Artikuj të ngjashëm
-
Papa bën thirrje për armëpushim “në të gjitha frontet”
-
Papa Françesku bën thirrje për paqe në Lindje të Mesme dhe Ukrainë
-
Papa: Lufta është një e keqe, le të lutemi për ata që vuajnë
-
Papa Françesku bën sërish thirrje për armëpushim në luftën Izrael-Hamas
-
Lufta Izrael – Hamas, Papa thotë se e vetmja anë që duhet marrë është “e paqes”