Papa Françesku ka folur të mërkurën për situatën në Gaza, duke e quajtur “dëshpëruese”. Papa nuk e ka përmendur sulmin e fundit në spital, por u lut për të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur një katastrofë humanitare.
Ai u ka bërë thirrje besimtarëve të marrin “vetëm njërën anë” në konflikt: “Atë të paqes”.
Në fjalimin e tij në Sheshin e Shën Pjetrit, ai ka thënë të mërkurën se do të bëjë lutje speciale për paqe më 27 tetor.
Mbetet e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin në spitalin e Gazës. Izraeli ka pretenduar se një raketë e Xhihadit Islamik palestinez është lëshuar gabim dhe ka rënë në spital - Hamasi ka fajësuar Izraelin. Nga ky sulm vdiqën më shumë se 500 persona.
Artikuj të ngjashëm