Mediat amerikane sot kanë dënuar, duke e quajtur të papranueshëm dhe fyerje ndaj idealeve demokratike, vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar pjesëmarrjen e disa mediave, përfshirë CNN-in dhe New York Times, për të marrë pjesë në konferenca të përditshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, raporton AFP.
Shtëpia e Bardhë dje ua ka ndaluar hyrjen disa mediave, CNN, New York Times, BBC, Los Angeles Times, ndërsa u është lejuar qasja mediave konservatore, shkruan KP.
Ndalimi i pjesëmarrjes së mediave në konferencë, i cili veprim nuk ka ndodhur më parë, ashpërson edhe më tej “luftën” mes Presidentit Donald Trump dhe mediave, i cili nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj mediave.
Ai në disa raste nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve të disa mediave, përfshi atë të CNN-it, duke u thënë se publikojnë lajme të pavërteta.
-
CNN, BBC, e NYT nuk lejohen në Shtëpinë e Bardhë
-
Trumpi sulmon gazetarët pas rrjedhjes së informacionit në Pentagon
-
Gjykatësi ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi
-
Shtëpia e Bardhë ua mohon qasjen disa prej mediave më të fuqishme
-
Shtëpia e Bardhë nga tash do të vendosë se cilat media e mbulojnë Trumpin