Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vdekjet në botë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi kanë rënë për 20 për qind në javën e fundit, me rastet e reja që kanë pësuar rënie për të gjashtën javë rresht. Shifrat e vdekjes kanë pësuar rënie për tri javë rresht.
“Numri i rasteve të reja globale vazhdojnë të bjerë për javën e gjashtë rresht, me 2.4 milionë raste të reja javën e shkuar, një rënie prej 11 për qind në krahasim me javën e shkuar”, thuhet në një njoftim të OBSH-së.
Javën e fundit janë raportuar 66 mijë vdekje, apo 20 për qind më pak se një javë më herët.
Numri total i të prekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka arritur në 110.7 milionë. 2.4 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
-
OBSH: Afro 10 mijë persona vdiqën nga COVID-19 muajin e kaluar nëpër botë
-
OBSH: Rritje e rasteve të reja me COVID-19 e rënie e vdekjeve
-
OBSH: Evropa me më së shumti infektime e vdekje si pasojë e COVID-19 në javën e fundit
-
OBSH: Numri i të infektuarve me koronavirus po bie, por jo i të vdekurve
-
Studiuesit: COVID-19 ka lënë të vdekur në botë më shumë se dyfishin e prezantuar nga OBSH-ja