Disa raportime në Ankara kanë njoftuar se janë dëgjuar disa të shtëna drejt kabinave të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në orët e hershme të 20 gushtit, mirëpo zyrtarët amerikanë kanë thënë se askush nuk është plagosur.
Agjencitë turke të lajmeve kanë thënë se një person me armë zjarri ka shtënë katër apo pesë herë nga një veturë e bardhë që ka qenë duke lëvizur.
Policia në Ankara ka thënë më 20 gusht se është duke kërkuar për veturën e përfshirë në incident.
Ambasada amerikane është e mbyllur këtë javë pasi Turqia shënon festën e Kurban Bajramit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të shtëna me armë pranë konsullatës së SHBA-së në Toronto
-
Të shtëna gjatë festës së Bajramit në Philadelphia, disa të plagosur
-
Mbyllet konsullata amerikane në Turqi për shkak të protestave pro Gazës
-
SHBA-ja suspendon shërbimet e vizave në Turqi pas raporteve për sulme të mundshme
-
Dy të arrestuar për sulm ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara