Policia turke ka arrestuar Ahmet Celikten dhe Osman Gundas të dyshuar për sulmin e sotëm kundër Ambasadës së SHBA-së në Ankara, me ç’rast nuk pati viktima dhe as të lënduar.
Sulmi u krye në ora 17.30 sipas kohës lokale dhe sulmuesit kishin shtënë gjashtë plumba nga një veturë në lëvizje. Tre plumba goditën objektin e ambasadës, por fatmirësisht nuk pati viktima, apo të lënduar në njerëz.
Zyra e guvernatorit të Ankarasë njoftoi se gjatë kapjes së dy sulmuesve është gjetur edhe një revole 9mm, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit.
Celikten dhe Gundas kanë pranuar përfshirjen e tyre në sulm, thuhet në njoftimin e Zyrës së guvernatorit.
Celikten (1979) është i njohur edhe më herët për policinë për vepra të ndryshme kriminale, sikurse edhe Gundas (1980).
Edhe
Raportohet për të shtëna jashtë ambasadës amerikane në Ankara
Ndërkohë, Ambasada amerikane në Turqi ka falënderuar policinë dhe qeverinë turke për përpjekjet e tyre për të kapur sulmuesit.
Presidenca turke ka dënuar sulmin duke thënë se ishte një përpjekje e qartë për të krijuar kaos.
-
Shqetësim në SHBA për arrestimin e punonjësit të konsullatës në Turqi
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Erdogani dënon sulmin ndaj Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Të paktën 5 të vdekur e 14 të plagosur nga sulmi terrorist mbi kompaninë e aviacionit në Ankara