Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një nga raketat që goditën të enjten Kievin ra afër hotelit ku po qëndron shefi i i OKB-së

Një nga raketat që goditi Kievin mbrëmjen e së enjtes ra shumë afër hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, Antonio Guterres, raporton BBC të premten.

Raketa u gjuajt një orë pasi Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt”, ka thënë zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.

"Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem", ka thënë Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.

"Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t'i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, ka thënë shefi i OKB-së.