Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Radikalët islamikë u arratisën nga burgu pas tërmetit në Siri

Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian - që besohet të jenë xhihadistë - janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin, ka raportuar Agence France-Presse (AFP) të martën.

Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2 mijë të burgosur, nga të cilët rreth 1.300 dyshohet se janë luftëtarë të IS-it, ka thënë një zyrtar i burgut. Ka edhe luftëtarë nga forcat kurde.

Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 - i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje në rajon - shkaktoi dëme, duke përfshirë plasaritje të mureve dhe dyerve. “Të burgosurit filluan të trazohen dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut”.

“Rreth 20 të burgosur janë arratisur... besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”, ka thënë ky zyrtar.