Bullgaria i ka besuar një tjetër mandat në krye të Presidencës Rumen Radevit, i cili është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian. 58-vjeçari, një ish-pilot luftarak mori 63-65% të votave, sipas sondazheve të para.
Kundërshtarja e tij Anastasia Gertzhikov, e cila kishte mbështetjen e partisë konservatore “GERB” të ish-kryeministrit Bojko Borisov, fitoi 31-33% të votave. Votimi, i katërti në një vit në Bullgari, u zhvillua në mes të valës vdekjeprurëse të pandemisë Covid-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pak se 25% e 69 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar në Bullgari, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe sistemi shëndetësor po lëkundet.
Rizgjedhja e tij është një lajm i mirë për luftën kundër korrupsionit për partinë e re, fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar.
Në verën e vitit 2020, Rumen Radev qartazi doli në anën e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e Bojko Borisovit.
Më pas, pas zgjedhjeve të 4 prillit, të cilat shënuan edhe rënien e Borisov, por që përfunduan në një ngërç politik, Radev u rikthye në qendër të vëmendjes.
Ai zgjodhi figura të reja në qeverinë e përkohshme, e cila fitoi shumë popullaritet kur nxori në dritë praktikat korruptive të periudhës së Borisov.