Shinji Aoba, 41 vjeçar, është personi mbi të cilin po rëndojnë dyshimet e para për shkaktimin e zjarrit vdekjeprurës në një studio në Kyoto. Ai është arrestuar dhe të shtunën është transferuar për shërim në një spital në Osaka të Japonisë, pasi edhe ai vetë pësoi djegie të rënda.
Fqinjët e zonës përreth deklaruan se e kishin parë një person pranë zyrës së animacionit, e i cili ngjasonte shumë me Shinji Aoba, transmeton KTV. Policia arrestoi Aoban me dyshimin për vendosjen e zjarrit në ndërtesë. Aoba dyshohet se e akuzoi studion e animacionit për plagjiaturë të romanit të tij.
Njerëzit që dëshmuan arrestimin e Shinji Aoba thanë se e dëgjuan atë duke u ankuar se kompania kishte vjedhur idetë e tij. Ai ende nuk është intervistuar zyrtarisht për motivin e tij ndërsa policia po pret që ai të shërohet nga lëndimet e tij.
Transmetuesi publik NHK, raportoi se për Aoban kishte një dosje penale dhe ishte burgosur edhe më parë për vjedhjen e parave nga një dyqan i vogël.
Presidenti i animacionit të Kiotos tha se kishte marrë letra kërcënuese kohët e fundit, por nuk e dinte nëse ata ishin të lidhur me sulmin.
-
Japonezi dënohet me vdekje pasi shkaktoi zjarrin ku vdiqën 36 persona
-
Dyshohet për 27 të vdekur në Japoni nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë
-
Spërkat me benzinë dhe i vë zjarrin ‘Kyoto Animation’, mbi 23 të vdekur në Japoni
-
Dhjetë të vdekur nga një zjarrvënie e dyshuar në Japoni
-
I vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë