Trupi gjykues në procesin gjyqësor kundër Derek Shauvin, ish-policit të akuzuar për vrasjen e George Floydit është mbledhur për ta marrë verdiktin.
Prokuroria ka vlerësuar në fjalën e fundit se Shauvin e kishte vrarë Floydin, por mbrojtja ngulmon se klienti i saj vetëm kishte zbatuar me korrektësi trajnimet policore.
Gjykata po mbrohet me tela gjemborë, pengesa të larta dhe ushtarë të armatosur të Gardës Kombëtare.
Qytetet në mbarë vendin po përgatiten për protesta pavarësisht verdiktit.
Një ditë më parë, prokuroria dhe mbrojtja kanë thënë fjalën e fundit në një proces gjyqësor që ka zgjatur me javë të tëra.
Prokurorisë i është dhënë edhe një mundësi për të kundërshtuar argumentet e mbrojtjes.
Avokati i Shauvinit, Erik Nelson, ka thënë se klienti i tij kishte vepruar sikurse do të bënte çdo oficer i arsyeshëm policie pas trajnimeve që kishte kryer.
Edhe
Trumpi për vrasjen e Alex Prettit: Po rishikojmë gjithçka
Ka thënë se kamera e trupit dhe distinktivi i kishin rënë nga gjoksi për shkak të intensitetit të sfidës së arrestimit të Floydit.
Protestuesit kanë dalë në rrugët e Miniapollisit, derisa trupi gjykues ka nisur mbledhjen për verdiktin.
Protestuesit kanë nisur të vallëzojnë dhe ecin rrugëve të qytetit, duke brohoritur edhe thirrje kundër policisë.
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri
-
Prokurorë të Departamentit të Drejtësisë japin dorëheqjen mes trazirave për vrasjen e një gruaje nga një agjent i imigracionit
-
Zgjerohen protestat në SHBA pas vrasjes së një gruaje nga agjenti i emigracionit
-
Gjykimi ndaj Maduros do të nisë në qershor