Policia e Suedisë ka shpërndarë qindra njerëz të mbledhur në qendër të Stokholmit për të protestuar ndaj masave kufizuese të COVID-19 të vëna nga qeveria suedeze.
Autoritetet thanë se protesta ishte ilegale pasi ishte mbajtur pa leje. Ky tubim ishte i pari që është mbajtur në numër të madh njerëzish kundër masave, raporton AP.
Pamjet nga mediat treguan një grup të madh njerëzish pa maska, ndërsa policia thotë se morën pjesë rreth 300 apo 500 njerëz.
Protesta ishte paqësore, megjithatë gjashtë policë u lënduan pasi filluan përleshjet mes policisë dhe disa protestuesve që nuk donin të largoheshin.
Suedia ka regjistruar mbi 13,000 vdekje nga koronavirusi deri tash.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Suedisë këshillon protestuesit që të shprehin pakënaqësitë online gjatë pandemisë
-
Së paku 20 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID në Luksemburg
-
Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane
-
Dhjetëra mijëra belgë protestojnë në Bruksel kundër masave të reja anti-COVID
-
Policia holandeze plagos dy persona, protestat kundër masave COVID u kthyen në dhunë