Frika po rritet për fatin e qindra fëmijëve që besohet se mbahen nga ekstremistët xhihadistë brenda një burgu të rrethuar në veri-lindje të Sirisë.
Gati 850 fëmijë ndodhen brenda burgut Ghwayran në Hasaka, i cili u sulmua nga luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik (IS) të enjten, duke shkaktuar beteja për ditë të tëra.
Të paktën 136 persona janë vrarë që kur xhihadistët nisën sulmin e tyre në përpjekje për të liruar luftëtarët e burgosur.
Mijëra të dyshuar të IS-it mbahen në burgje të drejtuara nga autoritetet kurde.
Aleanca e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, e mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, luftoi grupin IS pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë disa vite më parë dhe shpalli disfatën e saj territoriale në mars 2019.
Edhe
Luftime në Siri pas përpjekjeve për t’i larguar nga burgu disa të burgosur
Megjithatë, qelizat e IS-it ende veprojnë dhe kanë ngritur vargje sulmesh vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.
Sulmi i befasishëm në burg nga më shumë se 100 luftëtarë të IS-it shkaktoi luftime të ashpra brenda dhe jashtë objektit, duke përfshirë sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.
-
Kurdët thonë se kanë rimarrë burgun sirian të pushtuar nga shteti islamik
-
OKB-ja bën thirrje për evakuimin e fëmijëve të bllokuar në burgun sirian
-
Mbi 100 militantë të IS-it sulmojnë burgun më të madh në Siri ku mbahen ekstremistë
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht