Stjuardesa Donna Hubbard ishte tejet e shqetësuar me të parë një çift që bartte me vete një djalosh të vogël të kapluar nga djersët, në gjendje letargjie, dhe që dukej se vuante nga dhembjet, gjatë fluturimit të saj të radhës nga Hondurasi në Miami, tetorin e vitit të shkuar.
Pasi aeroplani u ngrit në fluturim, Hubbard dhe ekuipazhi biseduan veç e veç me gruan dhe burrin, të cilët dhanë të dhëna të ndryshme për emrin dhe moshën e djaloshit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Hubbard filloi të dyshonte se djaloshi mund të ketë rënë pre e trafikimit, rrëmbimit apo madje e përdorimit si një karem për bartjen e drogës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiloti i alarmoi autoritetet në Miami, të cilët u takuan me djaloshin dhe shoqëruesit e tij menjëherë me të mbërritur. Ndonëse në pamundësi për të zbuluar hollësitë, një zyrtar i doganës më pas i tregoi Hubbardit se e kishte realizuar “telefonatën e duhur” dhe se djaloshi është dërguar në të sigurt nga zyrtarët e sigurisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.