Botë

“Qeveria katalonjase po nxit rebelimin e popullsisë”

Ministri spanjoll i Brendshëm, Juan Ignacio Zoido akuzoi sot qeverinë rajonale indipendentiste të Katalonjës për nxitje të popullsisë në rebelim, pas një rritjes së rasteve të ngacmimit të policëve dërguar në rajon.

“Ne po shikojmë se si qeveria po shtyn ditë pas dite popullsinë drejt shkatërrimit dhe e nxit në rebelim në rrugët e vendit”, deklaroi ministri Juan Ignacio Zoido, dy ditë pas ndërhyrjeve brutale të policisë gjatë referendumit për vetëvendosje në Katalonjë.

“Qeveria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të penguar që policia kombëtare dhe Garda civile të sulmohen”, shtoi ministri.