Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve akuzuan si homofobike lëvizjen nga qeveria e kryesuar nga e djathta ekstreme e kryeministres italiane Giorgia Meloni për të kufizuar njohjen e të drejtave prindërore te prindi biologjik vetëm në rastin e prindërve të të njëjtës gjini.
Milanos i është thënë që të ndalojë zyrtarisht regjistrimin e dy prindërve me të njëjtën gjini në regjistrat e qytetit. Ishte qyteti i fundit i madh që vazhdonte praktikën që kur gjykata më e lartë e Italisë më 2016 e pati bërë më të lehtë që homoseksualët të adoptonin fëmijën biologjik të partnerit, raportoi AP.
Aktivistja Alessia Crocini ka thënë se lëvizja e qeverisë duke detyruar Milanon që ta ndalojë regjistrimin e dy prindërve të të njëjtës gjini, ekspozon homofobinë që ka qeveria.
Krerët e qyteteve të tjera tashmë e kanë ndaluar praktikën pasi ndryshuan erërat politike.
-
Italia njeh tre prindër për një fëmijë 4-vjeçar në një vendim historik gjyqësor
-
Në Itali nuk ka pushim të barabartë prindëror, baballarët sfidojnë përmes internetit
-
Me vendimin e ri, miliona persona me rrënjë italiane mund ta humbin të drejtën e shtetësisë
-
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë
-
Përballja e Italisë me femicidin, “fajësohet” Meloni