Qeveria gjermane ka miratuar kufirin e planifikuar për çmimet e gazit dhe energjisë elektrike përmes një procesi të përshpejtuar, ka thënë të premten kancelari Olaf Scholz, transmeton BBC.
Më parë, një zëdhënës i kabinetit të Scholzit ka thënë se qeveria ka besim se të dyja dhomat e parlamentit do ta miratojnë këtë masë në fillim të dhjetorit.
Këtë e bëri të ditur Scholzi gjatë vizitës së kryeministres franceze Elisabeth Borne në Berlin. Gjatë qëndrimit të saj, të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e angazhimit për stabilitetin energjetik.
"Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të reformojmë tregun e energjisë elektrike që do t'i lejojë klientët të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit", ka thënë Borne.
-
Gjermania prezanton pako prej 200 miliardë € pas rritjes së çmimeve të energjisë
-
Kancelari gjerman premton ulje të çmimit të rrymës
-
Merzi zotohet të ndërtojë 50 termocentrale me gaz nëse zgjidhet kancelar i Gjermanisë
-
Koalicioni qeverisës në Gjermani arrin marrëveshje për t’i dhënë fund krizës buxhetore
-
Gjermania kërkon trefishim të përdorimit të energjisë së ripërtërirë