Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania prezanton pako prej 200 miliardë € pas rritjes së çmimeve të energjisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të enjten, një pako prej 200 miliardë eurosh, për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, shkruan Reuters.

Derisa ka prezantuar pakon e re ekonomike, Scholz ka thënë se kjo masë e re po vendoset me qëllim që të lehtësohet përballimi i krizës.

"Çmimet duhet të ulen, kështu që qeveria do të bëjë gjithçka që mundet. Për këtë arsye ne po krijojmë një mburojë të madhe mbrojtëse", ka thënë ai.

Me anë të kësaj pakete, qeveria ka vendosur të frenojë rritjen e vazhdueshme të çmimeve për gazin dhe energjinë elektrike, duke hequr një tarifë të planifikuar më parë për konsumatorët.

Centralet bërthamore në Gjermaninë jugore, që më parë është paralajmëruar se mund të mbyllen deri në fund të këtij viti, do të mund të vazhdojnë funksionimin deri në pranverën e vitit 2023.